Holanda e goditur nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi

  • S.A /
  • 23 March 2023 - 12:20
Holanda e  goditur nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi

Përfaqësuesja e Holandës është grumbulluar për të nisur kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024. Por trajneri Ronald Koeman ka marrë një goditje të madhe para dy sfidave të muajit mars, pasi pesë futbollistë janë larguar nga grumbullimi, transmeton "Kosova Sot Online" .

Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.

Pesë lojtarët janë zëvendësuar menjëherë dhe Koeman ka ftuar tre të tjerë.

Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portieri i Vitesses, Kjell Scherpen janë të ftuarit e ri në listën e ‘Tulipanëve’.

Holanda do të luaj dy ndeshje të rëndësishme ku të paren e zhvillon në udhëtim te Franca, derisa pas katër ditesh luan para adhuruesve të vet ndaj Gjibraltarit.

(Kosova Sot Online )