Real Madridi vazhdon ta ëndërrojë Haalandin

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 16:19
Real Madridi vazhdon ta ëndërrojë Haalandin

Real Madridi vazhdon ta ëndërrojë Erling Haalandin pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë në dy tentimet e mëparshme.

Klubi spanjoll po planifikon ta bëjë një goditje të madhe gjatë verës së vitit 2024, kur do të largohet nga “Santiago Bernabeu” Karim Benzema (me gjasë do të nënshkruajë për një vit në javët në vazhdim).

Në vitin 2024 do të aktivizohet klauzola, e cila ia lejon largimin nga Manchester City

Natyrisht, nuk do të ishte e lehtë që ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit të largohet nga “Etihad Stadium” pasi klubi i interesuar do të duhet t’i paguajë mes 220 e 240 milionë eurove.

Kjo shifër do ta bënte gjigantin e sulmin si lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke e kaluar edhe Neymarin, për të cilin Paris Saint-Germaini i kishte paguar 222 milionë euro.

Haaland mund të bëhet bashkëlojtar me Mbappen në Madrid në vitin 2024 pasi sulmuesi francez mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” qysh në verën që po vjen. 

(Kosova Sot Online)