Messi e arrin shifrën e 800 golave në karrierë, synon rekordin e Ronaldos

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 13:38
Messi e arrin shifrën e 800 golave në karrierë, synon rekordin e Ronaldos

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 800 golave në karrierë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai  është shtatë herë fituesi i Topit të Artë, kurse mbrëmë  shënoi fitoren 2:0 ndaj Panamasë në një ndeshje miqësore. Messi me shokë u pritën si mbretër në atdhe pasi e zhvilluan lojën e parë pas triumfit në Kupën e Botës. Ai e çoi stadiumin në trans duke shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë. Kështu, argjentinasi e shënoi golin e 99-të me Kombëtaren e Argjentinës dhe synim i radhës është që ta arrijë shifrën jubilare prej 100 golash me “Albiceleste”.

Ndërkaq, në nivelin e klubeve, Messi i ka shënuar 701 gola, përfshirë këtu 493 në ligat nacionale. Leos i nevojiten veç edhe dy kontribute (gol ose asistim) në nivel të klubeve, për t’u bërë lojtari i parë që arrin në shifrën e 1000 kontributeve në gola. Sa i përket totalit të golave, Leo Messi e sheh veten në pozitën e dytë me 800 gola, prapa Cristiano Ronaldos, i cili i ka 830 gola. Ylli portugez, nga ana e tij, mbrëmë i shënoi dy gola në ndeshje me Lihtenshtajnin. Me këtë rast, “CR7” u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtareve. 38 vjeçari i ka zhvilluar 197 ndeshje me Portugalinë dhe e la prapa rekordmenin e deritashëm, Bader Al-Mutawa. 

(Kosova Sot Online )