Edhe në SHBA janë gati për ta pasur Messin

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 17:07
Edhe në SHBA janë gati për ta pasur Messin

Lionel Messi është diçka më shumë se një lojtar i zakonshëm.

Ai është portreti i gjallë i futbollit të këtij shekulli për atë që ka bërë dhe që është parë deri tani.

Kjo ka bërë që MLS, liga elitare amerikane, është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm për ta parë duke luajtur në njërën prej skuadrave të kampionatit amerikan

Rrogat bëhen problematike sa i përket rrogës së shtatë herë fituesit të Topit të Artë, por ka zgjidhje edhe për këtë punë, vetëm për ta parë Messin duke zbarkuar në SHBA.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se propozimi i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që krejt klubet ta paguajnë nga një pjesë të rrogës, me argjentinasin që më pas do të vendoste se në cilën skuadër të luajë.

Një skenar kurioz, por që e tregon perceptimin e Leo Messit në botë.


(Kosova Sot Online)