Futbollistët e Kosovës po dominojnë ndaj Andorrës

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 21:02
Futbollistët e Kosovës po dominojnë ndaj Andorrës

Futbollistët e Kosovës po dominojnë plotësisht në fillim të ndeshjes ndaj Andorrës.

Të përzgjedhurit e selektorit Alain Giresse vazhdimisht po bëjnë presion dhe po qëndrojnë në pjesën e Andorrës, duke tentuar me çdo kusht që sa më herët të zhbllokojnë rezultatin.

9′ Vedat Muriqi godet me kokë pas harkimit të Zenelit, por mbron portieri.

7′ Ndëshkohet me karton të verdhë futbollisti i Andorrës, Vales, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

6′ Kosova ka administrimin e ndeshjes në minutat e parë të ndeshjes, duke kërkuar menjëherë zhbllokimin e rezultatit.


(Kosova Sot Online)