Pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës mbyllet pa gola

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 21:33
Pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës mbyllet pa gola

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, ndeshje kjo që po zhvillohet në Prishtinë në kuadër të Grupit I kualifikues për Euro 2024.

Gjatë 45 minutave të para, Kosova pati dominim të plotë ndaj Andorrës, por nuk arriti të shënojë gol për ta zhbllokuar rezultatin në këtë pjesë.

“Dardanët” vazhdimisht ishin në posedim të topit dhe mundoheshin të thyenin mbrojtjen mysafire të vendosur para portës, por nuk ia dilnin mbanë. Gjatë kësaj periudhe, Kosova regjistroi tri raste të mira shënimi, por nuk e gjeti cakun.

(Kosova Sot Online)