Milan dëshiron t’i ofrojë kontratë afatgjate portierit francez

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 22:40
Milan dëshiron t’i ofrojë kontratë afatgjate portierit francez

Mike Maignan pa dyshim se është në formë jetësore aktualisht.

Portieri i Milanit e vulosi formën e tij në ndeshjet e Francës, ku tregoi paraqitje të jashtëzakonshme.

E për këtë, Milan dëshiron t’i ofrojë kontratë afatgjate portierit francez.

Kështu raporton Corriere della Sera, të cilët raportojnë se kontrata e re parasheh edhe rritje page.

Maignan erdhi te Milan në vitin 2021, si zëvendësues i Donnarummas, që kaloi te PSG.


(Kosova Sot Online)