12 vjet më e madhe se Hakimi, A kishte lidhje divorci i aktores me rastin e përdhunimit

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 08:36
12 vjet më e madhe se Hakimi, A kishte  lidhje divorci i aktores me  rastin e përdhunimit

Duhet të keni dëgjuar që Ashraf Hakimi u fut në një skandal.Futbollisti i PSG-së akuzohet për përdhunim, por mbrojtësi vazhdon të luajë futboll dhe mori pjesë në fitoren e kombëtares marokene ndaj Brazilit, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Dukej se telashet u mbyllën, por gruaja e tij Hiba Abuk paraqiti kërkesën për divorc.

Po kush është Hiba Abuk?

Hiba ka lindur në Madrid më 30 tetor 1986, ajo është 12 vjet më e madhe se Hakimi.

Vajza është me origjinë tuniziane, ndërsa prindërit e saj u transferuan në Spanjë nga Tunizia pothuajse menjëherë pas dasmës.

Në vitin 2010, ajo filloi një karrierë aktrimi, këtu përfshihen shtatë filma artistikë dhe tetë seri televizive, raporton abcnewa.

Ashraf dhe Hiba u takuan në vitin 2018 kur Hakimi ishte ende duke luajtur për Borussia Dortmund.

Në vitin 2020 ata u martuan, në të njëjtën kohë çifti pati një djalë, Amin.

Në fund të vitit 2022, lindi i dyti, emri i tij ende mbahet sekret.

(Kosova Sot Online )