Objektivi kryesor i PSG-së: Victor Osimhen

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 17:06
Objektivi kryesor i PSG-së: Victor Osimhen

Victor Osimhen raportohet se është shndërruar në një objektiv kryesor të Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi nigerian po kalon formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë sezon, duke bërë kështu që klubet e mëdha evropiane të shprehin interesim për të.

Sipas “RMC Sport”, këshilltari sportiv i PSG-së, Luis Campos, po shqyrton mundësinë e përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje për ta bërë më të mundshëm transferimin e Osimhenit.

24-vjeçari thuhet se është i hapur për një transferim në Paris, edhe pse ai ka shprehur një preferencë për të luajtur në Premierligë.

Napoli besohet se kërkon të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e skuadrës.

Victor Osimhen me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 


(Kosova Sot Online)