Barcelona i propozon kontratë të re Dembeles

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 17:05
Barcelona i propozon kontratë të re Dembeles

Barcelona ia ka bërë një propozim për kontratë të re Ousmane Dembeles.

Bisedimet tashmë kanë nisur, ndërsa do të vazhdojnë runde të tjera të takimeve dhe të bisedimeve, mëson eksperti i transfereve, italiani Fabrizio Romano.

Kontrata aktuale e futbollistit francez me “Blaugrana” do të skadojë në vitin 2024 dhe e përfshin një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 50 milionë eurosh

Ndërkohë, futbollisti ofanziv i krahut është i vendosur për të qëndruar në “Camp Nou”, ndërsa edhe trajneri Xavi Hernandez e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm dhe të paprekshëm.


Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit kërkohet nga klubet angleze, por edhe në Francë, por ai e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.

Atë e përshkuan lëndimet e shumta në vitet e fundit, por së fundmi e ka gjetur qetësinë në këtë aspekt


(Kosova Sot Online)