Muriqi e përmbush misionin e tij të madh e historik, ia siguron mbijetesën e rrezikuar ekipit të Mallorcas

  • S.A /
  • 13 May 2023 - 09:57
Muriqi e përmbush misionin e tij të madh e historik, ia siguron mbijetesën e rrezikuar ekipit të Mallorcas

Mallorca edhe matematikisht e ka siguruar mbijetesën në La Liga. Ekipi ku luan edhe Vedat Muriqi triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Cadizit për ta siguruar mbetjen në elitë, katër xhiro para fundit të kampionatit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte goli i Maffeo ai i cili e vendosi fatin e këtij takimi, i shënuar në minutën e 16-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Mallorca shkon tani në kuotën e 44 pikëve në pozitën e 12-të, 10 larg zonës së rrezikshme.

Me 13 golat e tij, Vedat Muriqi ishte pa dyshim pika kyçe e këtij objektivi të arritur nga ekipi i Mallorcas.

(Kosova Sot Online )