Asensio largohet nga Real Madridi, shumë pranë marrëveshjes me gjigantin e pasur evropian

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 14:14
Asensio largohet nga Real Madridi, shumë pranë marrëveshjes me gjigantin e pasur evropian

Anësori spanjoll i cili fitoi 17 trofe me Realin, Marco Asesnio, do të largohet nga klubi madrilen këtë verë.

Kështu, 27-vjeçari refuzoi ofertën e Realit për vazhdimin e kontratës dhe është duke negociuar me disa klube, përfshirë PSG-në, e cila ka marrëdhënie të mira me menaxherin e tij Jorge Mendes. ESPN shkruan sot se Asensio dhe PSG janë tashmë në negociata të avancuara.

Asesnio iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Mallorca dhe kaloi dy sezonet e para në huazim te Mallorca dhe Espanyol përpara se të bëhej një lojtar i rregullt i ekipit të parë. Ai bëri debutimin e tij në Superkupën e Evropës në vitin 2016, duke shënuar një gol fantastik në fitoren 3-2 ndaj Sevillas. Me Realin, Asensio fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të La Ligës, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, tre Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Mbreti.

Vendimi i Asensio për t'u larguar nga Reali vjen pas një sezoni në të cilin ai pati rezultatet më të mira - duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime. Pavarësisht të gjithave, ai nuk ishte i kënaqur me rolin e tij në ekip dhe donte më shumë minuta dhe pagë. Disa klube të tjera kanë shfaqur gjithashtu interes për të, duke përfshirë skuadrat e Premier League, Manchester United dhe Arsenal.

PSG dëshiron të nënshkruajë me Asension sepse dëshiron të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Largimi i Asensio do të shënojë fundin e një epoke mega-suksesshme për Realin, që tashme ka humbur disa lojtarë kyç nga ajo skuadër fantastike, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Sergio Ramos, Casemiro, Marcelo dhe Raphael Varane.

(Kosova Sot Online)