
Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali

Granit Xhaka do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e Arsenalit.
“Topçinjtë” do të takohen me Wolvesin në kuadër të javës së 38-të dhe të fundit për këtë sezon në Premierligë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast mesfushori nga Kosova do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit.
Xhaka ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka paralajmëruar ndeshjen e sotme, teksa edhe ka falënderuar “Gunnersat”.
“Faleminderit Gunners”, thuhet poshtë fotografisë, në të cilën paraqitet ndër vite 30-vjeçari me fanellën e Arsenalit.
(Kosova Sot Online)