
Benzema ka oferta edhe nga Arabia

Real Madridi nuk e ka zyrtarizuar ende marrëveshjen me lojtarët e tij kryesorë.
Carlo Ancelotti së fundmi tha se zyrtarizimi do të arrinte në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë të së dielës kundër Athletic Bilbaos, por që në Spanjë janë të sigurt se prapa kësaj fshihen disa probleme.
Rasti me eklatant është ai i Karim Benzemas, shkruan “Gazeta Express”.
Topi i Art, përkundër problemeve me lëndime, i ka realizuar plot 30 gola në këtë sezon dhe e ka demonstruar se mund të jetë ende një pasuri më shumë dhe valide për klubin.
Qëndrimi i tij megjithatë do të varet nga ofertat që do t’i arrijnë.
Thuhet se ish-përfaqësuesi francez e ka marrë një ofertë multimilionëshe, respektivisht 200 milionë euro për dy vjet, nga Arabia Saudite.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Lyonit të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës që po vjen, pas qëndrimit të gjatë në Spanjë, për ta vazhduar një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme, njëjtë siç bëri së fundmi edhe Cristiano Ronaldo.
Reali ndërkohë e ka “kartën” e hapur për Kylian Mbappen, të cilin shpreson ta transferojë gjatë këtij viti pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë vitin e kaluar.
(Kosova Sot Online)