Ndaj mesazhit provokativ të Djokovicit reagon edhe Federata Kosovare e Tenisit

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 14:03
Ndaj mesazhit provokativ të Djokovicit reagon edhe Federata Kosovare e Tenisit

Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar ndaj mesazhit provokues të Novak Djokovicit pas meçit të parë në turneun e madh të tenisit, Roland Garros.

Tenisti serb e shkroi një mesazh me propagandë pro-serbe: “Kosova është zemra e Serbisë, ndaleni dhunën”, duke e zgjuar reagimin ndërkombëtar, ndërsa pritet edhe dënimi i tij nga organizatorët e turneut të Francës

E ndaj këtij veprimi reagoi edhe Federata kosovare e tenisit, duke thënë se “komentet e bëra nga Novak Djokovic në konferencë për shtyp dhe postimi i tij në Instagram paraqesin një sërë aktesh thellësisht për keqardhje. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarëbotërore si French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritje të tensionit mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës.”

“Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon t’i rekomandojë fuqishëm sportistët dhe sportistet që të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozitës së tyre në sport për qëllime politike”, vazhdon deklarata për shtyp e Federatës së Tenisit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)