Rumania publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Zvicrës

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 17:23
Rumania publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Zvicrës

Rumania ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Rumania do të takohet me Kosovën më 16 qershor. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tri ditë pas ndeshjes me “Dardanët”, rumunët do të luajnë në udhëtim kundër Zvicrës.

Rumania ka zbuluar tashmë listën me 26 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Edward Iordanescu, për këto dy ndeshje.

Image


(Kosova Sot Online)