Munishi i gëzohet triumfit të Prishtinës në Kupën e Kosovës

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 21:24
Munishi i gëzohet triumfit të Prishtinës në Kupën e Kosovës

Munishi i gëzohet triumfit të Prishtinës në Kupën e Kosovës

Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare,

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.

Prishtinasit ia dolën të triumfojnë me golat e shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).

Rreth këtij suksesi ka reaguar edhe ish-trajneri i Prishtinës gjatë këtij sezoni, Ismet Munishi.

“Sa e madhe është Prishtina. Urime Kupa e Kosovës”, shkroi ai në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)