Napoli hapin negociatat për vazhdimin e kontratës me Osimhen

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 17:09
Napoli hapin negociatat për vazhdimin e kontratës me Osimhen

Napoli nuk dëshiron ta humbet yllin sulmues të tyre, Victor Osimhen gjatë kësaj vere dhe kanë caktuar një takim me agjentin e tij

Sulmuesi 24 vjeçar nigerian luajti rol kyç në fitoren e titullit të kampionit në Itali këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe bërë pesë asiste në 32 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke fituar titullin e legjendës për skuadrën që vije nga kryeqyteti i Italisë së Jugut.

Napoli ka filluar disa ndryshime prej që e fitoi titullin e tretë të Serie A. Trajneri Luciano Spalletti u largua nga klubi, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po ashtu dëshiron të largohet kurse mbrojtësi yll i kësaj skuadre Kim Min-Jae pritet të largohet po ashtu, duke detyruar Aurelio De Laurentiis që të rindërtojë një skuadër të re gjatë verës.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport dhe TMW, De Laurentiis nuk ka synim që ta shesë Osimhen këtë verë, kështu që ai ka filluar një plan ku do të takohet me agjentin e tij, e cila gjë do të ndodh javën e ardhshme e ku do të diskutohet kontrata e re për sulmuesin.

Osimhen për momentin ka kontratë me Napolin deri më 2025 dhe vlerësohet nga klubi rreth 120 milionë euro, një shifër që ata shpresojnë së është e mjaftueshme që ai mos të largohet gjatë kësaj merkato të verës nga skuadra e tyre.

(Kosova Sot Online)