Mancini: Ka rritje në futbollin italian

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 17:56
Mancini: Ka rritje në futbollin italian

Roberto Mancini ka folur para ndeshjeve të Ligës së Kombeve të Italisë, por edhe për finalen e Ligës së Kampionëve dhe finales së sotme të Ligës së Konferencave

Azzurri janë duke u përgatitur për fazën “Final Four” të Ligës së Kombeve. Ata do të përballën me Spanjën në gjysmëfinale më 15 qershor dhe në rast fitore do të luajnë me fituesin e çiftit Holandë – Kroaci më 18 qershor.

Para këtyre ndeshje sonte Fiorentina, një skuadër italiane, luan në finale të Ligës së Konferencës në West Ham në Pragë derisa në vikend Interi luan kundër Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Stamboll më 10 qershor. Javën e kaluar Roma humbi në penallti ndaj Sevillës në finalen e Ligës së Europës.

Duke folur për Sky Sports Italia, Mancini fillimisht ka folur për fazën e “Final Four” të Ligës së Kombeve.

“Është një arritje e madhe që të jesh në fazën finale, nuk ishte e lehtë të fitosh në grup kundër Anglisë, Gjermanisë dhe Hungarisë. Ne jemi këtu, ne i bëmë zgjidhjet tona dhe fatkeqësisht disa lojtarë kanë mbetur jashtë”, tha ai.

“Rregullat thoshin se  ne mund ta dorëzojmë listën edhe para stërvitjeve kështu që nuk e di cilët futbollistë do të jenë në listë”.

Tutje ai u pyet për finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester Cityt.

“Besoj që në 90 minuta lojë nuk do të këtë skuadër të favorizuar. City? Nëse shikojmë rezultatet e fundit janë një skuadër e frikshme por të shënosh gola kundër Interit nuk është e lehtë, ata janë një skuadër me përvojë”.

Trajneri i kombëtares të Italisë po ashtu i ka dëshiruar fat Fiorentinës në finalen e Ligës së Konferencës kundër West Hamit të Anglisë që luhet sonte.

“Fat të mbarë për Fiorentinan dhe i uroj ata për këtë sezon. Sfida e Ligës së Konferencës është e padeshifrueshme, vështirë të thuhet se kush do ta fitojë por të shpresojmë se do të jetë Fiorentina”, tha Mancini

Në fund, Mancini ka folur për rritjen e futbollit italian këtë sezon dhe faktin që skuadrat italiane janë në finale të tri garave më të mëdha europiane.

“Futbolli italian është rritur, por ne nuk jemi ashtu siç ishim para 20 viteve, ku futbollistët më të mëdhenj në botë luanin në Serie A. Këto tri finale janë një shenjë pozitive, pasi që ka shumë futbollistë italianë që luajnë tek këto tri skuadra”. 

(Kosova Sot Online)