Ja kush pritet të bëjë ofertën finale për blerjen e United

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 19:11
Ja kush pritet të bëjë ofertën finale për blerjen e United

Grupi i Katarit i udhëhequr nga Sheiku Jassim bin Hamad Al-Thani raportohet se ka bërë ofertën e fundit për blerjen e Manchester United nga familja Glazers

Oferta, siç ka shpalosur Daily Mail, është e pesta që Sheiku Jassim bën duke filluar me të tilla prej shkurtit dhe kjo do të jetë e tipit “merre ose leje” për pronarët amerikan të United. Afati i fundit është caktuar për të premten nga grupi i Katarit derisa në pikën se ku është oferta besohet që nuk do të këtë më negociata në mes të palëve.

Në fakt, Sheiku Jassim raportohet se ofertën ia ka bërë direkt Glazers dhe grupit Raine, ku bankierët amerikanë pritet t’i japin fund kësaj sage. Kjo ofertë bëhet si përpjekje për ta rivalizuar miliarderin britanik Sir Jim Ratcliffe, i cili thuhet së prin në garën për ta blerë këtë klub. Oferta e tij do të lejonte përfshirjen në klub të Glazers edhe për një kohë të gjatë, gjë që do të acaronte edhe më shumë tifozët e United.

Oferta “mere ose leje” e bërë nga katarianët është po ashtu një përpjekje për t’i dhënë fund blerjes së këtij klubi.

Pronarët amerikan të United akuzohen se janë duke e vonuar me qëllim procesin, pasi që afatet e fundit për këtë gjë ishin në fund të prillit. Pasiguria e krijuar ka ndikuar në strategjinë e transferëve që udhëhiqet nga menaxheri Erik ten Hag, po ashtu edhe aftësia e klubit për të lidhur kontrata të reja me futbollistët kyç të tyre.

(Kosova Sot Online)