Pulisic duket se nuk do të këtë shumë opsione

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 20:44
Pulisic duket se nuk do të këtë shumë opsione

Ylli që dëshiron largimin nga Chelsea, Christian Pulisic duket se nuk do të këtë shumë opsione për këtë verë, aq më pak ku ai po kërkon një skuadër ku do të ishte startues

Sipas asaj që shkruan The Athletic, Neëcastle e dëshironte Pulisic një vit më parë por tani ata nuk janë më të interesuar,  derisa Bundesliga nuk duket se është një destinacion i dëshiruar për 24 vjeçarin për shkak se tashmë ai ka luajtur për Borussia Dortmund, derisa ish menaxheri i Chelseat Thomas Tuchel është në drejtim të Bayern Munich.

Po ashtu thuhet se interesi për të është shumë i kufizuar, me klubet që janë larguar për shkak të çmimit që i ka vënë Chelsea atij, edhe pse besohet se Pulisic mund të shitet për vetëm 20 milionë funte.

Destinacioni i tij më i mundshëm është Serie A këtë verë, me Milanin, Napolin dhe Juventusin që mund të jenë skuadrat e mundshme që do ta transferojnë atë.

(Kosova Sot Online)