Shqipëria do ta mbyllë sonte me festë kampanjën fantastike kualifikuese

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 13:01
Shqipëria do ta mbyllë sonte me festë kampanjën fantastike kualifikuese

Kombëtarja shqiptare do ta mbyllë sonte me festë kampanjën fantastike kualifikuese., transmeton "Kosova sot Online "

Në Tiranë sonte do të ketë festë dhe rezultati i ndeshjes do të kalojë në plan të dytë.

Kuqezinjtë do t’i bëjnë konak Ishujve Faroe, në ndeshjen mbyllëse të eliminatoreve për Euro 2024.

Ekipi i trajnerit Sylvinho e siguroi kualifikimin e dytë në Kampionat Evropian pas barazimit me Moldavinë 1:1 pak ditë më parë, por edhe falë pikëve të nxjerra në ndeshjet paraprake.

Festa kuqezi do të nisë gjatë ditës dhe do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit të nesërm.

Shqipëria prin në Grupin E të kualifikimeve për Evropian me 14 pikë, prej tyre 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Ndeshja e sontme mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:45

(Kosova Sot Online )