Prishtina përgatitet në Durrës

  • 27 January 2016 - 17:39
Prishtina përgatitet në Durrës

Skuadra e Prishtinës në futboll ka filluar përgatitjet në Durrës të Shqipërisë, ku do të qëndrojnë një javë. Prishtina të mërkurën ka zhvilluar një ndeshje përgatitore me Kukësin, ku ka pësuar me rezultat 3:1.

Flores ka shënuar për epërsinë e parë të Kukësit, ndërsa Gentrit Begolli barazoi shifrat. Megjithatë, Kukësi ktheu epërsinë dhe e fitoi takimin 3:1, falë golave të Williams dhe Eminit. Prishtina më pas do të zhvillojë edhe një ndeshje me Partizanin e Tiranës. Bardhekaltërve po iu mungojnë Shend Kelmendi, Visar Bekaj, Lorik Boshnjaku dhe Ardian Ismajli, të cilët janë në turneun “Antalya Cup” me Kosovën U-21.

Këta do t’i bashkëngjiten skuadrës pas ditës së hënë. Në Durrës është edhe skuadra e Hajvalisë, që po ashtu do të ketë dy ndeshje, me Skënderbeun dhe Bylisin.

(Kosova Sot)