Ancelotti: Pushova 40 ditë, jam gati
Carlo Ancelotti ka folur për pushimet verore para fillimit të sezonit të ri.
Trajneri i Real Madridit thotë se pushoi mirë plot 40 ditë dhe tash është gati për sfidat e reja që e presin, duke nisur nga ndeshja e sontme e Superkupës së Evropës kundër fitueses së Ligës së Evropës, Atalanta, e cila do të zhvillohet në Varshavë të Polonisë.
Ancelotti e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku foli për pushimet verore, vizitat që i bëri dhe sigurisht për futbollin.
“U fika plotësisht, por ndërkohë i shikova ndeshjet e Euro 2024 dhe të Copa Americas. Futbolli është pasion imi, është kënaqësi. Isha në gjendje të fikesha plotësisht. I kisha 40 ditë pushim. Ishte diçka e madhe. Isha në vende të bukura dhe shikoja futboll, të cilin e shijoj. Është ajo që e shijoj më së shumti”, deklaroi trajneri i suksesshëm italian.
(Kosova Sot Online)