Alonso nuk e nis mirë me Real Madridin

  • A.P /
  • 19 June 2025 - 09:24
Alonso nuk e nis mirë me Real Madridin

Xabi Alonso nuk e ka nisur aventurën si trajner i Real Madridit.

“Los Blancos” barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube ndaj Al Hilal.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 34-të kur Gonzalo Garcia realizoi.

Nuk vonoi shumë dhe Ruben Neves barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 41-të.

Madrilenët patën mundësinë e artë të marrin tri pikët, por Valverde dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e dytë shtesë, teksa Bono arriti të priste gjuajtjen.

Kësisoj, Real Madridi e nis me barazim fazën e grupeve ndaj Al Hilalit, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Salzburg dhe Pachuca.

(Kosova Sot Online)