Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës

  • A.P /
  • 01 June 2026 - 14:30
Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës

Pas ndeshjes miqësore të djeshme në Pragë, Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës kundër Andorrës.

Në seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë morën pjesë 11 futbollistë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi program rigjenerues në hotel pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.

“Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar.

(Kosova Sot Online)