U dënua me dy burgime të përjetshme, ajo që zbulohet pas 23 vitesh është shokuese (Video)

  • 16 October 2017 - 14:36
U dënua me dy burgime të përjetshme, ajo që zbulohet pas 23 vitesh është shokuese (Video)

Një burrë i cili ka kaluar plot 23 vite në burg për shkak të një gjykimi jo të drejtë për vrasje të dyfishtë, është liruar të premten në Kanzas të Shteteve të Bashkuara.

Lamonte McIntyre, u arrestua kur ishte vetëm 17-vjeç, kurse si 18-vjeçar u dënua me dy dënime të përjetshme për vrasjen e dy burrave në Kanzas City.

Këta dy burra ishin qëlluar për vdekje teksa po qëndronin ulur në veturën e tyre të tipit Cadillac.

Por, edhe pse nuk kishte dëshmi të mjaftueshme që e lidhnin atë me krimet, dhe edhe përkundër faktit që kishte alibi nga familja e tij se kishte qenë në shtëpi gjatë kohës kur janë kryer vrasjet.

Dëshmitarët nën betim kanë pranuar se kishin dhënë dëshmi të rrejshme, pasi ishin nën presion të vazhdueshëm nga policia që insistonte që Lamonten ta identifikojnë si vrasës.

 

(Kosova Sot)