Abrashi pas votimit iu drejtohet qytetarëve: Vota juaj ka peshë (Video)

  • 22 October 2017 - 11:17
Abrashi pas votimit iu drejtohet qytetarëve: Vota juaj ka peshë (Video)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi  ka votuar në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Abrashi pas votimi ka ftuar gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.

“Kam dal të kryej obligimin qytetarë dhe ftojë gjithë qytetarët të votojnë sepse vota e tyre ka peshën e vet. Shfrytëzoni të drejtën kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai së pari kishte hyrë me pasaportë dhe u kthye për ta ndërruar atë me letërnjoftim.

“E kisha pas pasaportën dhe e ndërrova me leje”, ka thënë Abrashi.

(Kosova Sot)