Voton Valdete Daka, beson se s'do të ketë parregullsi gjatë zgjedhjeve (Foto/Video)

  • 22 October 2017 - 13:56
Voton Valdete Daka, beson se s'do të ketë parregullsi gjatë zgjedhjeve (Foto/Video)

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është duke votuar në Qendrën e Votimit 1907E përkatësisht në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Pas votimit ajo tha se bazuar në informatat që posedon, çdo gjë ka qenë në rregull gjatë hapjes së vendvotimeve nëpër tërë territorin e Kosovës.

Madje, ajo shtoi se as në veri të vendit nuk pret që të ketë ndonjë parregullsi pasi që, siç tha ajo, Policia e Kosovës ka planin e veprimit.

KQZ, në Qendrën Mediale deri në mbylljen e këtij procesi do të mbajë katër konferenca për medie.

Në ora 8:00 mbahet konferenca e parë, e dyta në 11:30, e treta në 15:30 dhe e katërta në ora 20:00.

Image
Image
Image
Image
 
(Kosova Sot)