Voton Visar Ymeri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje masivisht

  • 22 October 2017 - 11:41
Voton Visar Ymeri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje masivisht

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me bashkëshorten e tij  ka votuar në shkollën “Faik Konica”.

Ymeri me këtë rast ftoi qytetarët që të dalin  sa më masivisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Qytetarët ta shfrytëzojnë sa më masivisht të drejtën e tyre për  të votuar. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje që vota e tyre të jetë e vlefshme”, tha Ymeri.

(Kosova Sot)