I lindur për të qenë i egër! Qeni Choper Terrier duke udhëtuar me motorin e tij

  • 25 October 2017 - 11:52
I lindur për të qenë i egër! Qeni Choper Terrier duke udhëtuar me motorin e tij

Qeni i quajtur Choper i cili është tetë vjeçar është parë në një video të mrekullueshme përderisa udhëton mbi një motor në San Diego, Kaliforni.

Ai gjithashtu shihet që ka të veshur një jelek ku e ka të shënuar edheemrin e tij nga prapa.

Qeni është i gatshëm që të fillojë udhëtimin!

Image

 

Në video shihet se si qeni Chopper i cili hip dhe vozit një motor.

Në video shihet se si ai qëndron në një motor të vogël përderisa lëvizë poshtë dhe lartë trotuarit, transmeton Daily Mail.

Qeni vozitet nëpër rrugë me një pamje të ngazëllyer përderisa kalimtarët e rastit e shikojnë të habitur me taletin e tij.

Biçikleta mendohet se është për fëmijët e vegjël e cila kontrollohet nga një telekomandë. Gjithashtu i ka tri rrota për stabilitet.

Videoja 53 sekondëshe u xhirua më 22 tetor

 

(Kosova Sot)