A besoni që ky kuvend do ta bëjë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi? (Foto/Video)

  • 26 October 2017 - 10:32
A besoni që ky kuvend do ta bëjë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi?  (Foto/Video)

Një reformë e thellë në drejtësi dhe një proces dekriminalizimi është bërë në Shqipëri, por në Kosovë ende nuk ka pasur ndonjë nismë parlamentare lidhur me këto cështje. Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot”  kanë thënë se duhet bërë reforma në drejtësisë dhe dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve ashtu siç e kërkon edhe BE-ja. 

 

Image

Hakif Hamiti nuk beson se as ky Kuvend do ta bëjë dekriminalizimin e politikës, të institucioneve dhe reformën në drejtësi pasi thotë se do të vazhdohet me avazin e vjetër. “Pa e parë nuk besoj pasi deri më tash nuk është ndryshuar asgjë”.

Image

Agron Mustafa thotë se duhet të jemi optimist e të shpresojmë se kuvendi do t’i kryejë punët dhe detyrat e veta në bazë të përgjegjësive që i takojnë dhe ai beson që do të fillojnë edhe këto reforma, ani pse janë mjaft të vështira.

Image

Xhevat Prebreza thotë se  nëse marrim parasysh punën të cilën ka filluar kryeministri dhe ministri i drejtësisë Abelardi shpresoj që do të realizohen ligjet në fjalë. “Nuk jam shumë optimist por të shohim si do të ec puna tutje”.

Image

Zeqir Hasangjekaj thotë se sigurisht se duhet bërë reforma në drejtësisë, gjithqysh për të qenë e pavarur dhe të jetë vërtetë reformë e vyer ashtu siç e kërkon edhe BE-ja.

(Kosova Sot)