Punësimet në administratë bëhen me nepotizëm (Video)

  • 27 October 2017 - 11:00
Punësimet në administratë bëhen me nepotizëm (Video)

E vetmja mundësi për të ardhur deri tek vendi i punës është njoftësia, apo ryshfeti. Administrata publike është e mbushur me militantë e familjarë të pushtetarëve dhe për këtë arsye kemi një administratë që nuk është efikase në shërbim të qytetarëve. Të anketuarit theksojnë se kriteret kryesore për punësim janë në vija partiake dhe me ryshfet.

Image

 

Berat Korenica thekson se për t’u punësuar në administratën tonë në radhë të parë duhet të kesh një krah brenda në administratë, pastaj vjen ryshfeti, etj.

Image

 

Adem Zapoluzha thekson: “Puna shkon kështu, unë e pranoj vëllain tënd në punë, ti e pranon vëllain tim. “Për ta ndryshuar këtë ne duhet ta ndryshojmë vetëdijen”.

Image

 

Sokol Plakolli mendon se ka përmirësim në këtë drejtim. “Ka momente të caktuara gjatë rekrutimit të personave për punë në administratë ku janë vërejtur përmirësime”.

Image

 

Ndërsa Mustafë Hyseni shprehet se në administratën publike punësimi është i pa mundur bazuar në profesionalizëm përvojë që duhet ta ketë për vendin e punës. “E vetmja mundësi për të ardhur deri tek vendi i punës është njoftësia, korrupsioni dhe vija partiake”

 

 (Kosova Sot)