Burjani: Me këtë mentalitet vështirë se mund të ketë rend dhe ligj, integrim evropian (Video)

  • 28 October 2017 - 18:53
Burjani: Me këtë mentalitet vështirë se mund të ketë rend dhe ligj, integrim evropian (Video)

Edhe analisti politik, Blerim Burjani thotë se kjo gjendje nuk mund të ndryshohet me asnjë mjet tjetër, veç nëse ndryshon vetëdija qytetare. "Me këtë kastë politike, Kosova po ballafaqohet me një degradim dhe rrezikim edhe të shtetndërtimit publik dhe rrezikimit social, nga mungesa ekstreme e zhvillimit ekonomik", tha Blerim Burjani.
"Përndryshe, me këtë mentalitet vështirë se mund të ketë rend dhe ligj, integrim evropian...ka shumë gjëra, të cilat janë mbledhur në aspektin e përgjithshëm. Ajo çfarë po ndodh tani është anarkia, josiguria dhe stabiliteti institucional. Ka një shkapërderdhje të zhvillimit të një fryme institucionale. Me këto parti dhe me këta liderë është vështirë të jetë më mirë apo të ketë farë ndryshimesh", potencoi analisti Burjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)