Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës e përgjumur (Foto/Video)

  • 01 November 2017 - 10:19
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës e përgjumur (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se nuk dinë ndonjë rast që ndikimi i ASHAK-ut ka pasur një rezultat për vendin, rrjedhat politike këtu dhe nuk dihet ndonjë rast ku ASHAK ka ndërhyrë në kohën e duhur me pikëpamjet e veta shkencore dhe akademike për t’iu dhënë rrjedhave politike dhe tjerave në vend një drejtim të duhur në interes të vendit

Image

Behram Hoti thekson se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës në krahasim me akademitë e shteteve të Ballkanit çalon shumë. ”Akoma kjo akademi është shumë e përgjumur. Në  Serbi asgjë nuk bëhet pa konsultuar akademikët, por jo akademia jonë. Akademia nuk duhet të jetë në shërbim të partive, por kombit”.  

Image

Azem Ejupi thotë se janë pak të kënaqur me punën e Akademisë deri tash nuk ka bërë asgjë. Ai thotë se për asnjë veprim që ka qenë më rendësi për çështjen të ardhmes së Kosovës, nuk kanë vendosur sikurse akademitë e tjera të shteteve tjera.   

Image

Shefik Muqolli mendon se ne qytetarët e zakonshëm as që e dimë që ka ndonjë aktivitet Akademia. “Ata janë aq pasiv dhe besoj se janë kënaqur me vetë faktin se paguhen mirë dhe nuk kanë kurrfarë përgjegjësie as akademike as qytetare”.  

Image

Kurse Esat Brajshori thekson se realisht është një nga institucionet që nuk i ndihet zëri as për së gjalli dhe as për së vdekuri. “Nuk di ndonjë rast që ndikimi i saj ka pasur një rezultat për vendin, rrjedhat politike këtu, nuk di në ndonjë rast ku ASHAK ka ndërhyrë në kohën e duhur me pikëpamjet e veta shkencore dhe akademike për t’iu dhënë rrjedhave politike dhe tjerave në vend një drejtim të duhur në interes të vendit. Nuk mbaj mend se ndonjë herë është treguar ndonjë unitet brenda vet këtij institucioni, brenda vet akademikëve që të ketë ndikuar diçka dhe reflektuar tek unitetit në popull. Thjesht tek ne ASHAK është një institucion amort, institucion pa asnjë vizion dhe natyrshmërinë rrjedhave e ka lënë të rrjedhin spontanisht pa ndonjë vizion apo platformë të qartë të punës”, ka theksuar ai. 

(Kosova Sot)