Donte ta shiste për 500 dollarë, por pas reklamës, veturën e vjetër e shiti për së paku 100 mijë dollarë (Video)

  • 06 November 2017 - 15:54
Donte ta shiste për 500 dollarë, por pas reklamës, veturën e vjetër e shiti për së paku 100 mijë dollarë (Video)

Një amerikane nga Kalifornia ka vendosur të shesë veturën e saj të vjetër për një veturë, prodhim i vitit 1996 për vetëm 499 dollarë.

Dhe në mënyrë që të ketë sukses kjo shitje, Max Lanmen, i dashuri i saj i ofroi një reklamë.

Pasi që vetura ka të kaluara tashmë 227.070 km, pronarja ka vendosur një çmim (fillestar) prej vetëm 499 dollarë.

Lanmen e përdori talentin e tij dhe bëri një shpallje e cila për një kohë të shkurtër u bë shumë popullore, kështu që vetë çmimi i veturës filloi të rritej.

Oferta e fundit për veturën thuhet të ketë arritur në hiq më pak se 100 mijë dollarë.

(Kosova Sot)