Pozitë e opozitë fajtor që Kosova mbeti vendi më izoluar në Evropë? (Foto/Video)

  • 11 December 2017 - 09:57
Pozitë e opozitë fajtor që Kosova mbeti vendi më izoluar në Evropë? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se të gjitha qeveritë e deritashe të pasluftës por edhe pozita e opozita së bashku janë fajtorët që nuk kemi liberalizimi vishash dhe lëvizje të lirë.

Musli Haxholli thotë se fajtorë janë pushtetarët dhe qeveritë e pasluftës të gjitha bashkë kush më shumë e kush më pak. “Por fajtorë pa dallim janë pozitë dhe opozitë që e humbën liberalizimin e vizave”.

Image

Blerim Konjuhi thotë se dihet qartë se fajtorë janë pushtetarët që nuk menduan për popullin por vetëm për vete. “Veç saj ata nuk përmbushën detyrat ndaj BE-së, si është demarkacioni dhe asociacioni”.

Image

Kemajl Bllaca shprehet se fajtorë janë politikanët që janë të zhytur në krim e korrupsion dhe gënjeshtra ngase nuk e luftuan korrupcionin që është në nivelin më të lartë si dhe nuk bënë demarkacionin.

Image

Hamdi Qerkezi konstaton se Qeveria dhe pushtetet e deritashme janë fajtorët e vetëm se kanë qenë dhe janë shumë të korruptuar pasi ata nuk i kryen detyra e BE-së, si është demarkacioni dhe asociacioni.

Image

(Kosova Sot)