Korrupsioni vazhdimisht është rritur në Kosovë (Foto/Video)

  • 12 December 2017 - 10:21
Korrupsioni vazhdimisht është rritur në Kosovë (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” kanë vlerësuar se nga viti në vit korrupsioni në Kosovë nuk ka shënuar një progres sa i përket luftimit të tij por ka qenë vetëm në rritje më të madhe.

Ismail Hamiti theksoi se nuk luftohet korrupsioni në masën e duhur dhe duhet që në këtë aspekt të punohet shumë më shumë, pra të luftohet pasi na sjell shumë të këqija si këtu brenda por edhe jashtë.

Image

Beshir Begolli spikati se korrupsioni nuk luftohet fare, pasi ata që luftojnë korrupsionin mbase janë vetë të korruptuar. “Ende s’kam parë deri më sot se dikush e lufton vetveten”.

Image

Kushtrim Gashi thotë se nuk e lufton askush korrupsionin fare vetëm se i japin mundësi më të madhe në suaza familjare e partiake. “D.m.th kushdo që vjen në pushtet nuk zgjedh profesionalizëm as cilësi, por  i merr njerëzit e vet dhe aty pastaj ka hapësirë për korrupsion etj”. 

Image

Petrit Gashi thotë se janë krijuar një varg institucionesh për luftimin e korrupsionit por megjithatë po shihet nga viti në vit se korrupsioni në Kosovë nuk ka shënuar një progres sa i përket luftimit të tij por ka qenë vetëm në rritje më të madhe dhe atë në nivelet më të larta qeveritare në vend.

Image

(Kosova Sot)