A besoni se Qeveria “Haradinaj” do të luftojë mafinë dhe kontrabandën? (Foto/Video)

  • 14 December 2017 - 10:58
A besoni se Qeveria “Haradinaj” do të luftojë mafinë dhe kontrabandën? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se Qeveria Haradinaj, ka guxim për të luftuar mafian dhe korrupsionin por koalicionit të gjerë të qeverisë i mungon vullneti për ta bërë.

Image

Enver Mehmeti thotë se mafija nuk do të luftohet sepse dihet përbërja e koalicionit. “Nuk besoj se do të luftojnë korrupsionin. Mbetet kënga e vjetër”.

Image

Zeqir Buzuku thotë se qeveria Haradinaj, ka guximin dhe vullnetin por e ka vështirë ta luftojë mafian dhe krimin. “Koalicioni është shumë i përzier dhe hapat në atë drejtim e rrezikojnë qeverinë aktuale”.

Image

Mirsad Krasniqi shprehet se  qeveria e ka guximin por nuk ka vullnet për të luftuar mafian dhe kontrabandën. “Kjo ngase edhe ata vet si qeveri janë të zhytur në mafiozitet, krim dhe kontrabandë”.

Image

Ndërsa Shyqyri Nici thotë se Qeveria “Haradinaj” është e vetmja nga qeveritë e pasluftës që ka guxim ta lufojë mafian dhe korrupsionin në nivel të vendit sepse Haradinaj është i guximshëm në vendimmarrje.

(Kosova Sot)