100 ditëshi i Qeverisë Haradinaj pak më i mirë se i qeverive të tjera (Foto/Video)

  • 18 December 2017 - 11:39
100 ditëshi i Qeverisë Haradinaj pak më i mirë se i qeverive të tjera (Foto/Video)

Të anketuari e gazetës “Kosova Sot” thonë se është përkushtimi në punë, guximi i madh në vendimmarrje dhe llogaridhënia që janë veçoritë kryesore të punës 100 ditëshe të Qeverisë së Ramush Haradinaj?

Image

Hilmi Loshi thotë se puna e z Haradinaj për 100 ditë është e mirë dhe ai shpreson se do të ketë sukses.” Është këmbëngulës dhe do të ketë më shumë suksese se qeveritë tjera ndonëse e ka të vështirë”.

Image

Ismet Dervisholli thekson se Qeveria “Haradinaj” bëri përpjekje të bëjë diçka por jo se arriti të bëjë diç të veçantë nga premtimet e bëra. “Duhet të presim pak është shumë herët dhe nuk dallohet nga qeveritë e tjera”.

Image

Naser Pacolli thotë se te kjo qeveri ka diçka pozitive ngase është më e vendosur në zbatimin e vendimeve të saj. “Por pak është shumë herët të themi këtë sepse duhet të presim ende”, thekson ai.

Image

Fadil Paçarada thotë se Qeveria që ka angazhim dhe përkushtim dhe priten rezultatet në të ardhmen. “Qeveria Haradinaj dallohet nga qeveritë tjera, janë vendimet e të prera dhe me rezultate dhe llogaridhënie”.  


(Kosova Sot)