Pak optimist se do të përmirësohet gjendja në shëndetësi (Foto/Video)

  • 19 December 2017 - 10:27
Pak optimist se do të përmirësohet gjendja në shëndetësi (Foto/Video)

Qytetarët  e anketuar nga “Kosova Sot” janë pak optimist se do të përmirësohet gjendja në shëndetësie e cila, sipas tyre është zhgënjyese.

Image

Xhevat Demiraj thekson se as qeveria e re nuk do ta përmirësojë gjendjen katastrofike dhe të rëndë në shëndetësi, ku s’ka aspak kushte.” Kjo do të ndryshonte vetë nëse vie një qeveri e re me njerëz dhe kuadro të rinj”.

Image

Sahit Hajdari thotë se është pak optimist në këtë drejtim, ngase deri më sot çdo gjë është zhgënjyese në shëndetësi e cila është jashtë çdo rregulli njerëzor. “Pra gjendja është shumë dëshpëruese dhe e pashpresë aty”.

Image

Pajazit Alimi nuk beson aspak që qeveria e re do të mund të bëjë ndryshime për të mirë në shëndetësi. “Kam frikën se do të jenë më të korruptuar se këta të gjertanishmit të cilët kanë vetëm premtime ndërsa punë aspak”.

Image

Idriz Jahiri shpreson që të bëhet mirë dhe të rregullohet edhe shëndetësia jonë. “Por që të bëhet kjo kërkohet më shumë punë, por edhe disiplinë e rregull”.

(Kosova Sot)