Të ndryshohet formati i dialogut me Serbinë (Foto/Video)

  • 20 December 2017 - 11:08
Të ndryshohet formati i dialogut me Serbinë (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” janë shprehur se dialogu duhet të jetë i barabartë mes shteteve dhe deri më tash Kosova nuk është treguar e barabartë në dialog.

Image

Enver Latifi thekson se kështu si po shkon dialogu po dihet se nuk është duke funksionuar.” Mendoj se e dialogu duhet të vijë në favor tonë dhe jo në favore të tyre, pasi të gjitha ato që janë arritur janë në favor të Serbisë”.

Image

Murat Gërbeshi thotë se mënyra më e mirë është ajo që ka thënë edhe kryeministri Haradinaj që Kosova të jetë e barabartë në bisedime e jo me do fare yllash e fluskash.

Image

Ahmet Krasniqi shprehet se patjetër që duhet të ndërrojë dhe në biseda të jenë të barabartë. “Është bukur vështirë të flitet me ata që mbajnë një pjesë si pjesë territoriale e që nuk është e tyre”.

Image

Sadik Miftari thotë se formati i dialogut me Serbinë normalisht se duhet të ndryshohet pasi deri më tani nuk është arritur ndonjë gjë me interes për vendin. “Politikanë tanë duhet të jenë vigjilent në mbrojte të interesave të shtetit”.


(Kosova Sot)