Politika po bën lojë me Gjykatën Speciale? (Foto/Video)

  • 25 December 2017 - 10:10
Politika po bën lojë me Gjykatën Speciale? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se politika po bënë lojë me Gjykatën Speciale ngase tash janë bërë pishman përse votuan e tash frikësohen se ndonjëri mund të akuzohet nga kjo gjykatë.

Image

Ferat Brahimi thotë se lojën e politikanëve tanë që e miratuan aprovimin e gjykatës Speciale po e bëjnë pushtetarët tanë nga frika e tyre se mund të jenë nën akuza.

Image

Ali Thaqi thekso se kjo çfarë bëjnë pushtetarët tanë është qesharake ngase ata vet e miratuan themelimin e gjykatës. “Prandaj është lojë e pistë e politikanëve tanë që po i frikohen kësaj gjykate”.

Image

Sami Vllasaliu shprehet se është një lojë politike e politikanëve tanë. “Është dashur të mendojnë para se gjykata të formohet sepse tash është vonë të kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate”, është shprehur ai.

Image

Bashkim Kamberi thotë se po bëjnë lojë me themelimin e kësaj gjykate ngase politikanët tanë po frikësohen se mos edhe ata munden të gjenden në listat e të akuzuarve nga ana e kësaj gjykate Speciale.

(Kosova Sot)