Politika e papërgjegjshme po e rrënon imazhin e Kosovës në botë (Foto/Video)

  • 27 December 2017 - 10:57
Politika e papërgjegjshme po e rrënon imazhin e Kosovës në botë (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se me sjelljen, veprimet, me arrogancën dhe papërgjegjshmëritë të cilën po e shprehin politikanët para qytetarëve me doemos se krijojnë imazh të keq tek ndërkombëtarët 

Ramadan Ferizi thotë se politikanët që përfaqësojnë shtetin janë ata që krijojnë imazhin për mirë apo për keq shtetit. “Në këtë situatë, me sjelljen, veprimet, me arrogancën dhe papërgjegjshmëritë të cilën po e shprehin politikanët para qytetarëve me doemos se krijojnë imazh të keq tek ndërkombëtarët dhe jashtë kufijve të Kosovës”.

Image

Lulëzim Berisha thotë se mund të themi deri diku po në përqindjen më të madhe janë fajtorë. “Por pa faj nuk janë edhe qytetarët për mos angazhimin e tyre. Politika po lë anash një pjesë shumë të madhe të njerëzve, sidomos në punësim duke angazhuar vetëm njerëz partiak”, është shprehur ai.

Image

Shaban Berbatovci thotë se 99% fajtor janë politikanët, sepse ata nuk janë duke punuar për interesa të shtetit, por më shumë për interesa të veta.

Image

Hakif Hamiti shprehet se politika është aq fajtore sa nuk mund ta marrësh me mend. “E pamë se në çfarë humnere patën me na future, për një njeri gjithë shtetin me shkatërrua. Kjo ëhstë mos vet, dhe unë nuk kam komente për veprimet e tyre”.

Image

(Kosova Sot)