Gjithçka ka ngrirë në SHBA, shikoni si mbijetojnë këta aligatorë (VIDEO)

  • 09 January 2018 - 10:32
Gjithçka ka ngrirë në SHBA, shikoni si mbijetojnë këta aligatorë (VIDEO)

SHBA-të janë duke kaluar një ndër dimrat më të ftohtë të shekullit të fundit, ndërsa në disa shtete ka ngrirë gjithçka duke filluar nga rrugët, ujvarat, etj.

Vështirësi janë duke kaluar edhe gjallesat e tjera krahas njerëzve, por zvarranikët gjithnjë e kanë një zgjidhje.

Këto pamje vijnë nga Karolina e Verit, ku ka ngrirë çdo gjë por këta aligatorë kanë gjetur mënyrën e tyre të të mbijetuarit.

Ata kanë nxjerrë vetën hundën e tyre jashtë duke siguruar frymëmarrjen, ndërsa trupin e kanë nën akull.

(Kosova Sot)