Fajtore drejtësia që është mbyllur rruga e integrimeve evropiane (Foto/Video)

  • 10 January 2018 - 10:14
Fajtore drejtësia që është mbyllur rruga e integrimeve evropiane (Foto/Video)

Të anketuari e “Kosova Sot” thonë se fajtorë janë personat që punojnë në sistemin e drejtësisë  pasi ata po bëjnë shumë pak në luftimin e krimit dhe korrupsionit duke na lënë tërësisht të izoluar.

 

Image

Mustafë Hyseni thotë se njëri nga segmentet që më së shumti pati gabime është drejtësia. “Ndaj e kemi këtë situatë dhe mbetëm të izoluar. Për mosfunkcionimin e drejtësis që na izoloi  fajtore është politika”, është shprehur ai.

Image

Ismajl Hamiti shprehet se njëri nga fajtorët kryesorë është mosfunksionimi i drejtësisë që na izoloi nga lëvizja e lirë dhe integrimet evropiane. “Korrupsioni dhe krimi janë konstant dhe nuk luftohen nga drejtësia” .

Image

Adil Sopi thotë se sistemi nuk është fajtor se është i mirë, fajtorë janë njerëzit që udhëheqin me sistemin e drejtësisë. “Ata po  bllokojnë rrugën tonë për në BE dhe mëkat që janë në krye të sistemit të drejtësisë”.

Image

Azem Bajraktari shprehet se po të kishte funksionim drejtësie si e kërkon nga ne BE-ja edhe Kosova do të lëvizte lirshëm dhe do të gjenim punë në Perëndim. “Izolimi  është pasojë e mosfunksionimit të drejtësisë”

(Kosova Sot)