Taksisti filmon live në FB vdekjen e 18-vjeçares, duke u hedhur nga ura (Video)

  • 10 January 2018 - 13:07
Taksisti filmon live në FB vdekjen e 18-vjeçares, duke u hedhur nga ura (Video)

Një vajzë adoleshente i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Chao Phraya në Bankok, në orët e para të mëngjesit të 2 janarit.

Por një taksist e ka gjetur belaja dhe është marrë në pyetje nga policia, pasi ishte ai që filmoi live në Facebook 18-vjeçaren duke u hedhur nga ura dhe gjeti vdekjen menjëherë.

Nittaya Sawasdiwan i kishte kërkuar taksistit Pataradanai Noomsrinart, që ta dërgonte në adresën që i dha ku edhe kishte vendosu të bënte vetëvrasje.


(Kosova Sot)