Të rinjtë me sy vetëm nga perëndimi (Foto/Video)

  • 23 January 2018 - 11:00
Të rinjtë me sy vetëm nga perëndimi (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se fajtore është mungesa e perspektivës për punësim dhe shkollim dy indikatorët që po i detyrojnë të rinjtë tanë të ikin jashtë vendit dhe mësyjnë perëndimin.

 

Image

Eron Uka thotë se ka qenë në Evropë dhe e ka parë se çfarë është Evropa dhe ku është Kosova. “Rinia ikin se nuk ka perspektivë për punësim e shkollim nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i tepërt në vend”.

Image

Dritëro Sada thotë se një nga arsyet e shumta është mungesa e perspektivës për punësim por edhe dëshira e madhe e të rinjve tanë për shkollim dukshëm më cilësorë në perëndim se në Kosovë.

Image

Dion Zeqiri thotë se indikator i parë është mungesa e kushteve ekonomike dhe pamundësia për punësim por edhe cilësia e dobët e arsimit por edhe korrupsioni i madh në të gjitha organet e shtetit.

Image

Blerta Dragusha shprehet se dy indikatorët kryesorë  janë mungesa e kushteve për për punësim e të rinjve pas përfundimit të shkollës. Ai shton se një pjesë e madhe ikin nga dëshira për t’u shkolluar në perëndim.

 

(Kosova Sot)