Shtrenjtimi i energjisë elektrike vështirëson jetën e qytetarëve? (Foto/Video)

  • 24 January 2018 - 10:58
Shtrenjtimi i energjisë elektrike vështirëson jetën e qytetarëve? (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” nuk u zënë besë zotimeve qeveritare se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Image

Ali Dragusha thotë se parimisht gati asnjë qeverie fort nuk i është besuar, dhe veçanërisht kësaj të fundit. “Gjithçka që ka ndërmarrë deri më sot, nuk e ka ndërmarr në mënyrë të drejtë, në  pajtim me dispozitave ligjore, me kushtetutën”.

Image

Përparim Haliti thotë se së pari nuk e di sa ka kompetencë qeveria me premtimin. “Por nëse është në kompetencën e saj ne jemi mësuar të zhgënjehemi me vendimet të qeverisë. Kështu që pritet që te ketë rritje të çmimit të energjisë”.

Image

Bashkim Dedinca thotë se na lodhen vetëm me premtime, prandaj nuk beson se do do ta mbajnë premtimin për mos shtrenjtim të energjisë elektrike.

Image

Shyqyri Nici nuk beson se qeveria do ta mbajnë premtimin. “Por, dëshiroj që ta mbajë pasi situata ekonomike në vend është e mjerë, sidomos për pensionistët”.

(Kosova Sot)