Nuk ka liberalizim të vizave sivjet (Foto/Video)

  • 25 January 2018 - 11:50
Nuk ka liberalizim të vizave sivjet (Foto/Video)

Të anketuari e “Kosova Sot” nuk besojnë se do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët sivjet. Sipas tyre fajtorë janë politikanët tanë që nuk po duan të kemi liberalizim vizash.

Image

Shkurte Mramori thotë se liberalizim vizash nuk do të ketë falë situatës politike të të paktën jo edhe 5 vite. “Se pushtetarët e politikanët tanë shkojnë në Shqipëri e pajisen me pasaporta shqiptare që po tregon se nuk janë të interesuar për liberalizim vizash për qytetarët”.

Image

Zgjim Gashi beson se mund të ndodhë kah fundi i vitit por vetëm nëse votohet demarkacioni. “Shpresoj se liberalizimi i vizave do të arrihet me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare”.

Image

Ismajl Muçiqi shprehet se  nuk besoj që me gjendjen e tashme dhe këtë udhëheqje të ketë liberalizim vizash. “Kjo nuk do të ndodhë pa ndryshuar politika dhe situata te ne  ndaj nuk ka liberalizim  vizash”.

Image

 

Imer Rama thotë se jo nuk do të ketë por vetëm në vitin 2020. “Nuk kemi çfarë të flasim se janë politikat e BE-së por edhe faji i politikanëve tanë. Shumë shtete kanë hyrë në BE pa i plotësuar kriteret ndërsa nga Kosova ,BE-ja kërkojnë pika shtesë”.

(Kosova Sot)